SHKRIME

Rafet Rudi: Muzika dhe Politika

Ndoshta për shkak se muzika është e privuar nga mundësia që të shpreh diçka konkrete, të shumtë janë ata që nuk shohin ndonjë relacion direkt të saj me rrjedhat e ndryshme në shoqëri apo ndonjë relacion direkt me vet politikën, këtë fushë aq djallzore, aq serioze dhe aq të vrazhdë dhe kohësisht me vlerë të kufizueshme. Megjithatë, është interesant se… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Vepra dhe interpretimi i saj

Nëse e konsiderojmë se muzika mund të ekzistojë në më shumë moduse e jo vetëm në një, pra nëse e prnojmë “parimin e modalitetit”, atëherë interpretimi do të ishte një prej moduseve të ekzistimit të muzikës. Kjo është një karakteristikë e artit muzikor dhe… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Rexho Mulliqi – Nismëtar i muzikës artistike te ne

Të flasësh për veprimtarinë e nismëtarëve të një fushe të caktuar të artit dhe të fitosh një ide objektive për vlerën e saj, nevojitet një analizë komplekse dhe një vlerësim i veprës përmes disa parametra, qofshin ata ndonjëherë edhe jashtartistikë… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Vetmia krijuese e Feim Ibrahimit

Vepra e Feim Ibrahimit paraqet  kontributin më të madh në profesionalizimin e vërtet të muzikës shqiptare krijuar në Shqipëri . Nëse me kujdes analizohet vepra e Feim Ibrahimit, pjesën më të madhe e të cilës ai e krijoi në kohën e diktaturës komuniste, dhe nëse ajo analizohet… Lexo më shumë

Rafet Rudi: « Engjujtë mbrojtës » të ‘Peja International Guitar Festival’

Petriti…

Petrit Çeku përsëri në “Peja International Festival”! Ndoshta për dikend mund të ketë qenë thjeshtë një befasi (gjithsesi, e këndshme), por për mua, paraqitja e Petrit Çekut, kësaj rradhe… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Nexhmije Pagarusha – ikonë nacionale e kulturës sonë

Nexhmije Pagarusha hyn në rradhën e atyre personaliteteve në muzikën tonë që fuqishëm e shënojnë kohën e vet. Praktikisht periudha kohore në të cilën ajo veproi, mjedisi në të cilën ajo zhvilloi aktivitet si dhe zhanri të cilit ajo i takon, identifikohen plotësisht me të, me zërin e saj me frymën e saj…. Lexo më shumë

Rafet Rudi: Jokonvencionaliteti I Muharrem Qenës – burim I origjinalitetit të tij krijues

… pa asnjë medyshje, Muharrem Qena mbetet njëri prej figurave me unike ne botën tonë të artit dhe kulturës. Atë e njohim si regjisor, si aktor, si interpret (i muzikës së lehtë), si shkrimtar, kurse në biografinë e tij shkruan se ai punoi edhe si producent e skenarist! Të gjitha keto forma te shprehjes, sado te dallueshme qe jane, ato deshmojnë për një artist te kompletuar Lexo më shumë

Rafet Rudi: Muzika mbarëkombëtare dhe nevoja e rivlerësimit të saj

Sa njihen kompozitorët e të dy anëve të kufirit? 

Në një pyetje e tillë, në dukje të thjeshtë, nuk mund të ketë një përgjigje të shpejt dhe të sigurt. Muzika shqiptare e kultivuar (serioze) në Shqipëri dhe asaj në Kosovë (në vitet e rritjes së tyre profesionale 1960-1990), janë zhvilluar  Lexo më shumë

Rafet Rudi: “Baresha” dhe “Suus”

Gjithmonë krijimet me vlerë, në fillimin e tyre, si duket,  përjetojnë të njejtin fat – adhurohen skajshmërisht por edhe mohohen mu në thelbin e vlerës së tyre. Atë që mund të konstatojmë pa vështërësi në këtë moment, duke i shiquar reagimet rreth këngës “Suus”, është se kjo këngë në interpretim të Ronës për publikun e gjërë por edhe për profesionistët, ka shkaktur efektin e shokut… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Thesari ynë i papublikuar!

Disa vite më parë në Tiranë u promovua CD-ja me veprat e Martin Gjokës, Thoma Nasit, Fan Nolit dhe Murat Shehut, botuar nga një shtëpi botuese ruse (!). Të gjitha veprat (pos disa miniaturave për violinë e piano të Thoma Nasit) janë realizim i Orkestrës simfonike të Radio-televizionit shqiptar nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Eno Koços… Lexo më shumë

Rafet Rudi: “ Juliana”

Përjashtimet nga Fakulteti
Më 8 tetor 1991 më përjashtuan nga Fakulteti i Arteve. Këtë fat e patën edhe kolegët e mi. Ishte një gjë krejtësisht e pritur. Ne (arsimtarët shqiptarë), nuk i pranonim ‘masat e dhunshme’ të vendosura nga Rektorati (nga eksponentët e politikës së Millosheviqit… Lexo më shumë

Rafet Rudi: A kemi talentë, që do të zënin vendin e Nexhmijës apo të Vaces?

A kemi talentë, që do të zënin vendin e Nexhmijës apo të Vaces

Në një prej emisioneve televizive ku bisedohej mbi profilin artistik të Nexhmije P., gazetarja më bën një pyetje logjike dhe të thjeshtë… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Kujtime për J.G.

Në maj të vitit të kaluar isha mysafir i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në festivalin “Koncertet e Majit”. Atyre ditëve, si pasojë e zgjedhjeve të marsit, ndihej një tendosje e madhe. Qendra e qytetit të Tiranës ushtonte nga demontrantët. Minatorët… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Kultura kosovare në udhëkryq vendimtar

Mendim i shprehur në debatin parlamentar të organizuar në Kuvendin e Kosovës  lidhur me nismën për formimin e Operës 

Kultura kosovare është në një udhëkryq të madh dhe ajo duhet të përcaktohet në mes dy rrugëve, krejtësisht diferente. Rruga e parë është rrugë e guximshme e shkëmbimit kulturor dhe përballjes së saj me konkurencë valide ndërkombëtare. … Lexo më shumë

Rafet Rudi: Rëndësia e botimeve (të partiturave) muzikore

Kumtesë e shkruar për Tubimin promovues, organizuar nga Akademia e Shkencave, Shqipëri, lidhur me botimin e partiturës së Baletit të parë shqiptar “Halili e Hajrija” të Tish Daijës)
Dhjetëvjetëshi i parë i periudhës së pas luftës, mund të konsiderohet… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Bahri Çela – misionar i paepur i një kohe të shëmtuar

Ky emërtim që mëton të shpreh me një fjalë, vështëristë dhe tragjikën e, së paku pesëdhjetë vjetëve të shkuara, të jetës muzikore në Kosovë, pa vështërësi dhe me të drejt, do të mund, t’i atribuohej edhe disa kolegëve tjerë të gjeneratës së dirigjentit Bahri Çela, gjeneratës së parë të muziktarëve profesionistë në Kosovë… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Lapacaj dhe Kukuzeli për herë të parë në botën shqiptare

Programi që këtë herë Kori i Filharmonisë prezanton është i veçantë, në rradhë të parë, për shkak se ai paraqet një zhytje të madhe në thesarin historik të muzikës shqiptare, krejtësisht të panjohur deri më tash për publikun shqiptar …. Lexo më shumë

Rafet Rudi: Rrugë e mbarë në mesin e të mëdhenjëve

Ditë më parë, në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u mbajt koncerti i kitaristit ti ri Petrit Çekut. Shpërblimet e shumta të fituara në Kroaci ku ai studjon (është student në Akademinë e Muzikës të Zagrebit në klasin e profesorit me renome Darko Petrinjak) e gjetiu… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Katër rrëfime me Fahri Beqirin

Në Mitrovicë, cdo gjë që ka ka të bëj me muzikën, lidhet pashmangshëm me emrin e Fahri Beqirit. Këtë të gjithë mitrovicasit e dinë. Në gjashtëdhetëvjetëshin e fundit ai është sinonim i muzikës në këtë qytet, edhepse, për çudi, pjesën më të madhe të jetës krijuese…Lexo më shumë

Rafet Rudi: "7 shkronjat”

Salla koncertale, edhe më tutje mbetet lëngatë parësore e jetës, gjithnjë më intensive, muzikore në Prishtinë. Për të flitet (në qarqe muzikore), për të merren vendimet (në nivele të ndryshme politike), të cilat nuk realizohen asnjëherë (!). Fillon ndërtimi i sallës së Teatrit të operës me bindje se ka fillue së ndërtuari salla e koncerteve(?!)… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Muzika dhe Jeta

“Mund të thuhet se lidhëshmëria e muzikës me jetën dhe ndikimi i saj mbi jetën, është e mundshme dhe e domosdoshme, por nuk duhet haruar natyrën e ekzistimit të saj (të muzikës). Muzika zbulon esencën e thellë të  çështjeve, duke krijuar një humanitet të ri (qenien muzikore) përmes tingujve. Roli i saj permanent…Lexo me shumë

Rafet Rudi: Kolazhi në muzikë

Në muzikë kollazhi gjatë kohë ka qenë i margjinalizuar dhe është konsideruar një teknikë kompozicionale jo e afërt me karakterin e saj ndonëse (në mënyra të ndryshme e  me qëllime jashtëmuzikore) atë e gjejmë, ta zëmë te Bahu, apo Debysi, kryesisht në trajtë të citatit, që tregon se… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Ekzili dhe kthimi - Kthimi enigmatik i Prokofievit në BRSS

Edhe disa ditë mbushën 130 vjet nga lindja e kompozitorit Sergei Prokofiev. Kompozitori i famshëm rus Prokofiev (1891-1953) është ndër desidentët e parë që braktisën Bashkimin Sovjetik. Menjëherë pas revolucionit,
… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Tradita, pluralizmi dhe moderniteti

Lidhja e muzikës tradicionale me muzikën moderne nën prizmën e muzikës japoneze.  Një prej sfidave të mëdhaja për kompozitorin modern është gjithsesi kërkimi i identitetit stilistik. Rrugët janë të shumta por gjithsesi është intriguese është rruga… Lexo më shumë

Rafet Rudi: JETA MUZIKORE dhe Radio-televizioni i Prishtinës (RTP) 1975-1990

Sigurisht për një kompozitor të ri, të sotëm, do të ngjallë habi se pse duhet të flitet në veçanti për Radio-Televizionin e Prishtinës, nëse qëllimi i shkrimit është jeta muzikore e viteve ’70-ta në… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Festivalet e muzikës bashkëkohore

Fati i muzikës së re

Një prej veçorive të muzikës së shekullit XX, është pa asnjë mëdyshje, mospranim i vet kësaj muzike nga koha në të cilën ajo krijohet dhe nga hapësira (nga praktika e rregullt koncertale)… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Vendnumërimi në arsimimin tonë muzikor

Çëshjes së arsimit muzikor fillor (Shkolla e ulët e muzikës) i cili mund të konsiderohet si fazë vendimtare për formimin komplet të muziktarit të ardhshëm, tek ne, nuk i  është kushtuar kujdes çfarë ajo në të vërtet e ka merituar. Së pari, ngase  mësimi për këtë moshë (ende) konsiderohet sferë e plotësimit të kohës së lirë për argëtim të fëmiut. Në të vërtetë këtë dimension… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Gazmend Zajmi në muzikën shqiptare

Gazmend Zajmi, hyn në rradhën e atyre krijuesve tanë muzikorë, sikundër Jusuf Gërvalla në fushën e muzikës së lehtë, Shefqet Pllana në fushën e etnomuzikologjisë, e ndonjë tjetër, të cilët, edhe pse nuk e kishin muzikën profesion të ngushtë, tërë jetën e kaluan pranë saj, si profesion të dytë por shumë të suksesshëm… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Postmodernizmi në muzikë

Në momentin kur një plejadë e kompozitorëve të ri amerikan të viteve ’60 e vërejnë se atonalizmi ka arritur majet e zhvillimit të tij; atëherë kur ata kuptojnë se atonaliteti, në esencë, është një koncepcion megjithatë “i mbyllur” kompozitorial; atëherë kur ata shohin… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Muzika folklorike çfarë nuk e duam

Nëse bëjmë një analizë krahasuese në mes shoqërive të zhvilluara kulturalisht dhe shoqërive me ngecje në zhvillimin kuklturor, lidhur me vendin që muzika folklorike zënë në përditshmërinë e tyre, kujdesin dhe tretmanin institucional që ajo… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Cila është thellësia historike e muzikës (artistike) shqiptare?

Simfonia e parë në muzikën shqiptare është shkruar më 1956 apo më 1922? Deri më tash shtruarja e një pyetjeje të tillë do të ishte krejtësisht e deplasua… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Mundësia e krijimit të "tregut" të muzikës së re (muzikës moderne) shqiptare

Muzika artistike (serioze) në kolizion me kohën e vet

Fati i muzikës së shekullit tonë në raport me kohën kur ajo krijohet, për shumë arsye mund të konsiderohet i jashtëzakonshëm, i disfavorshëm dhe… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Jusuf Gërvalla - në 25 vjetorin e vrasjes

Publiku i sotëm kosovarë Jusufin, pas 25 vjetëve që na ndajnë nga ai, e njeh për veprimtarinë e tij patriotike, e njehë si poet dhe prozator, kurse si muziktarë, e njeh shumë pak ose aspak… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Aspekti kulturologjik i Rock-kulturës te ne

“…ata, në fillimet e tyre, janë parë si përçues të një kulture të huaj. Janë akuzuar si thyes të kodeve morale, andaj të përbuzur, të urrejtur, të dyshimt dhe si “të pamoralshëm”, ata janë anatemuar në tërësinë e tyre, si një strukturë e padurueshme e kontekstit shoqëror të atëhershëm… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Kopje e kiçit në vend të muzikës së mirëfilltë

Një ndër problemet aktuale në fushën e muzikës shfaqur viteve të fundit, gjithsesi është tendenca tejet negative e kiçit në muzikën popullore. Shpejtësia e ekspanzionit të kësaj të keqeje shumëkend e ka befasuar  dhe është tejet brengosëse… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Muzika në procesin e krijimit të hapësirës kulturore mbarëshqiptare

Vetë emërtimi i këtillë i temës sugjeron tra-jtën specifike, në të cilën gjendet muzika shqi-ptare aktualisht. Në të vërtetë kjo tregon se, sipas të gjitha gjasave, ajo është në fazë të ndryshimit të strukturës së saj, në fazë të një… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Nën dritat e një festivali të madh europian

Gjithsesi një prej ngjarjeve më të rëndësishmë të botës muzikore franceze në këtë fillim vjeshte ishte Festivali Ndërkombëtar i muzikës së sotme MUSICA i Strasburgut, që sivjet u mbajt për herë të njëzet. Ishte ky pra edicion jubilar, të cilin organizatorët jashtëzakonisht…Lexo më shumë

Rafet Rudi: Një foto dhe shumë kujtime

Nëntë vjet punë të Fakultetit të Arteve (1991-1999)

Kjo dhomë (modeste) që shihet në këtë foto, ku qëndrojnë këta burra e këto gra, është kthina Nr. 2, e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës. Kjo ishte njëra prej dy kthinave, sa i kishte godina e SHKK…Lexo më shumë

Rafet Rudi: Frymëzimi nga artet dhe nga fushat tjera të dijes

Idea iniciale për të sjell në jetë një vepër të re, mund të shfaqet befas, pa ndonjë shkas të dukshëm. Ajo është një shkrepje e momentit, që gjason në një xixë që papritmas shkëlqen, pa iniciativë të vetëdijshme të autorit. Shfaqja e idesë, ndonjëherë mbetet e pa spjegueshme…  Lexo më shumë

Rafet Rudi: In memoriam - Luciano Berio(1925-2003)

Luciano Berio lindi në Oneglia, Ligurie në vitin 1925, në një familje muziktarësh. Mësoi kompozimin në konzervatorin “Verdi” në Milano, te Pariben dhe Ghedini kurse dirigjimin te Volto dhe Guilini.
Në fillim të kësaj vere, bota muzikore u nda nga një personalitet i rëndësishëm i shekullit XX…Lexo më shumë

Rafet Rudi: Promocija savremenog muzičkog stvaralaštva putem festivala

Jedna od osobina muzike XX veka, bez svake  sumnje, je njeno neprihvatanje u vremenu i u prostoru u kojem se ona stvara. Dovoljan je letimičan pogled na štampani sezonski koncertni program bilo koje velike evropske zemlje, bilo koje prestižne dvorane, na redovni programa radio i televizijskih stanica, ili je … Lexo më shumë

Rafet Rudi: Thellësia historike e muzikës shqiptare

Simfonia e parë në muzikën shqiptare është shkruar më 1956 apo më 1922? Deri më tash shtruarja e një pyetjeje të tillë do të ishte krejtësisht e deplasuar. Në historiografinë tonë lidhur me këtë as që ka pasur ndonjëherë dilemë, madje së paku kjo çështje… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Disa karakteristika të muzikës kamertale të Zeqirja Ballatës

Muzika kamertale e Zeqirja Ballatës pamëdyshje zë vend qendror në opusin e tërsishën krijues të tij, si përnga vëllëmi ashtu edhe përnga niveli i shprehur artistik. Ajo në mënyrë më të qartë shpreh elementet kryesore të teknikës së tij kompozicionale…. Lexo më shumë

Rafet Rudi: Rexhoja në verzionin e Zonjës Vesna M.

Ditë më parë lexuam një intervistë të vajzës së kompozitorit tonë Rexho Mulliqi, Zonjës Vesna Mulliq, dhënë gazetës KOHA DITORE. Ishte kjo një perpjekje qëllimirë e gazetarit Granit Kurti që përmes kësaj bisede të ndriçohen disa detaje që lidhen me partiturat… Lexo më shumë

Rafet Rudi: Sous les feux d’un grand festival européen

Bonne présentation de Tedi Papavrami au festival MUSICA de Strasbourg (20 septembre -5 octobre 2002)
Un des évènements les plus importants du monde musical français en ce début d’automne fut le Festival… Lexo më shumë

This message is only visible to admins.
Problem displaying Facebook posts. Backup cache in use.
Click to show error
Error: Error validating access token: The session has been invalidated because the user changed their password or Facebook has changed the session for security reasons. Type: OAuthException

SOCIAL LINKS

WordPress Image Lightbox