Flijimi
Flijimi (1983) kantatë për solistë, kor mikst, tri kavalle (flauta), tupan dhe tam-tam
Kantata “Flijimi” është shkruar në vitin 1993 (në bazë të tragjedisë së Euripidit “Ifigjenia në Aulidë”) dhe po atë vitë është dhënë premiera e saj në ekzekutim të Korit profesional të RTP-së nën drejtimin e autorit. Vepra ka pasur ekzuktime të shumta në festivale të ndryshme në Beograd, Opati, Ohër etj. Fillimisht muzika e saj ka qenë e menduar (dhe e realizuar) si muzikë për pjesën teatrale “Ifigjenia” (regjisor F. Hysaj).
“Flijimi” në opusin e tij paraqet sintezë të kërkimeve të kompozitorit në fushën e stilit dhe gjuhës shprehëse muzikore. Vepra është e ndarë në gjashtë pjesë, me ç’rast çdo pjesë paraqet tërësi në vete (1. Akejët 2. Pritja 3. Klitemnestra dhe Agamemnoni 4. Ifigjenia 5. Dasma 6. Epilogu).
Duke iu referuar zhanrit teatror, autori mëton të reprodukojë shpirtin e traditës antike, ku kori nuk është vetëm pjesmarrës në shfaqje por është edhe bartës i disponimit konkret dhe ai prezenton vijën kryesorë të dramës. Së këndejmi, Kori është bartës i idesë themelore dhe fundament i zhvillimit të ngjarjes. Teksti i Euripidit është i interpretuar në mënyrë të lirë dhe ai është maksimalisht i reduktuar. Nga ky tekst është marrë vetëm ajo që mund të zhvillohet dhe të bartet në një gjuhë intensive muzikore (të personifikimeve muzikore). Veçanti e projekcionit është se autorin R. Rudin më tepër e tërhjekë ana emocionale e përmbajtjes sesa vet drama.
Përmbajtja e kantatës zbulohet në episodat e shkurtëra dhe kontrastuese. Numerat korale, kënga e Ifigjenisë (karakteri i Ifigjenisë nuk ka trajtim të ngritjes heroike të personazhit, sikundër te Euripidi, përkundrazi, ai personazh është paraqitur në një sferë të pajtimit lirik), si dhe dialogu tronditës në mes Agamemnonit dhe Klitemnestrës formojnë një sërë pamjesh duke ngjallur vizionin e personazheve madhështorë të tragjedisë antike. Kori, i cili praqitet në prapavijë gjatë gjithë kohës, është fundament i zhvillimit muzikor, dhe ai qëndron si mbështetje dhe si lidhje e ndodhive muzikore. /A. Temirzhanova – Basha/
Në vepër, autori asimilon bindshëm elemente të ndryshmë të melodikës popullore shqiptare duke i shprehur me mjete tejet bashkëkohore, gjë që mund ta konsiderojmë një prej elementeve karkterizuese të opusit të tij.
Së këndejmi parti melodik i kavallëve (koha e parë) është i ndërtuar prej melizmave karakteristikë të muzikës folklorike shqiptare, në anën tjetër tekstura e partit të korit ka një trajtim të këndimit më bashkëkohor koral. Por, duhet thënë se edhe në rolin që ka kori gjejmë gjithashtu gjurmë të këndimit tradicional që gjasojnë në këndimet tradicionale nga ritet e vajtimit (vajtimit tradicional shqiptar, si një dimension i veçantë i shprehjes së folklorit shqiptar). Ky lloj asimilimi (i të vjetrës me të renë), nuk është ikje nostalgjike dhe e kot në thellësitë e shekujve, por përpjekje që muzika e të kaluarës të kyqet në bashkëkohësisnë si një prej elementeve të kulturës dhe vokacionit të ri.