Malli i Udhetarit
Cikli Afresk arbëresh
“Ndeshja e parë me një libër të këndimeve kishtare arbëreshe (sipas shënimit profesionalisht modest të një kleriku të vendit) për mua ka qenë dhe ndeshje e parë me një botë fascinante tingullore. Sidomos tërheqëse dhe interesante më janë dukur modet që përdoren në këtë këndim. Për më tepër, segmentet e caktuara në strukturën melodike m’u dukën analoge me disa këngë shqipe. Me një ballafaqim permanent disamuajsh me këtë botë arkaike tingujsh kanë lindur një sërë veprash, një cikël, të cilin e quajta AFRESK ARBËRESH” (autori).
- Malli i udhëtarit të humbur /Afresk arbëresh III – 1993
për solist, sopran, mexosopran, kor, piano (katër duar), organo, recitator dhe shirit magnetik
{“Ndeshja e parë me një libër të këndimeve kishtare arbëreshe (sipas shënimit profesionalisht modest të një kleriku të vendit) për mua ka qenë dhe ndeshje e parë me një botë fascinante tingullore. Sidomos tërheqëse dhe interesante më janë dukur modet që përdoren në këtë këndim. Për më tepër, segmentet e caktuara në strukturën melodike m’u dukën analoge me disa këngë shqipe. Me një ballafaqim permanent disamuajsh me këtë botë arkaike tingujsh kanë lindur një sërë veprash, një cikël, të cilin e quajta AFRESK ARBËRESH” }.
Ndarja/ Deti/ Malli – Nga vështrimi i kohës (imagjinativisht të kondensuar) që na ndan nga ikja e arbëreshëve përtej deti; nga ringjallja emotive e tragjedisë së ndarjes nga trungu, rindërtohet aksenti themelor emotiv – malli për një botë të humbur.
Vargjet e poetit Eqrem Basha, të cilat i thotë narratori në pjesën e fundit, mund të trajtohen si tekst bosht dhe të konsiderohen njëkohësisht moto e tërë veprës.
Eqrem Basha:
(parti i naratorit)
në mes algave koraleve meduzave
në një botë të përvëluar në një varr kërkuam
fosilet e një anijeje udhëtarin e ngrirë
kapitenin e mbetur në fundin e detit
me gishtin që tregonte furtunën
dhe syrin që priste shpëtimin
dhe kraharorin që çante detin
në urën e komandës e gjetën të tretur
dhe deti u shndërrua në varre të hapura
njerëzit
– s’u panë më – nga bregu në breg
nga kepi ku së pari vështruam detin
nga shtrati ku së fundmi e ëndërruam
jemi larg, jemi larg, jemi larg
Teksti i kënduar (në greqishten e vjetër, gjuhë e cila, krahas shqipes, përdoret në shërbimet fetare te arbëreshët e Italisë), është marrë nga këndimet tradicionale liturgjike. Tekstin duhet kuptuar më tepër si ndeshje të çastit (përjetim subjektiv) me këtë botë, fatkeqësisht, të humbur për ne. Pra, teksti ka simbolikën e një relikti arbëresh.
Teksti liturgjik (parti i Korit):
Simeron kremáte epíxilu, o en idha si tinghin kremásas.
Viret sot mbi një dru ai që nde ujëra dheun vori
Stéfanon ex akanthòn perítithete o ton anghélon vasilevs.
Kurorë glëmbash i vun rreth kreit mbretit t’ëngjëjvet
Psevdhi porfíran perivállete o perivállon ton uranòn en neféles.
Një tsopë t’kukje për të kjeshur i mbi krahët atij që vesh kjiellin me miegulla.
Rápisma katedhéxato o en Jordhani elevtherósas ton Adhám
Shlaka duroi të kish ai që liroi Adhamin në Jordhan
Ilis prosilóthi o ninfíos tis eklisías
Me gozhda kle vierrë dhëndri i klishës
Lónchi ekentíthi oIios tis parthénu. Proskinumén su ta páthi, Christé.
Me shtizën kle i lavosur i biri i virgjëreshës na e falemi pesimevet t’atë, o Krisht
Dhíkson ímín ke tin endhoxón su Anástasi
Deftona të ngjallurit t’atë të lëvdoshmit