Rafet Rudi në jetën muzikore të Kosovës, me veprimtarinë tij si kompozitor, si dirigjent dhe si mendimtar shprehur në fushën e publicistikës dhe filozofisë së muzikës, si anëtar i Akademisë Europiane të Shkencës dhe Arteve, paraqet personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës.
Rafet Rudi, kompozitor shqiptar/kosovar, u lind më 1949 në Mitrovicë (Kosovë). Studjoi në Beograd dhe në Paris. Diplomoi për Kompozicion (1974) dhe për Dirigjim (1973), në klasën e kompozitorit Predrag Miloseviç. Tërhoqi vemendjen, shumë heret, për origjinalitetin e tij krijues. Veprat e kësaj periudhe janë nën influencën e kompozitorëve neoklasik.
Në mesin e viteve ’70-ta, familjarizohet me rrymat avangarde të kohës. Nën ndikimin e shkollës polake (Lutosllavskit, Pendereckit etj.), ai përqafon tendencat e reja të muzikës atonale (Metamorfoza për Fl.,Pf.,M.Sop. e orkestër harkor, Rrojtja për kitarë dhe harqe etj.).
Kthesë të rëndësishme në krijimtari bën me qëndrimin e tij në Paris, si bursist i Qeverisë franceze 1979-1980. Aty, përcolli ligjëratat në CNSM në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Si refleksion i studimeve në Paris, ai shkruan veprat: Kantata “Flijimi” (1983), “Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e Orkestër (1986) etj. Në vitet’90-ta “Rudi fillon një fazë të re ku idiomi i muzikës postmoderne është i integruar në mënyrë diskrete…ai rizbulimi i tonalitetit shërben si burimi i impulsit të ri krijues” (A.Temirzhanova-Basha muzikologe). Si rrjedhë e këtij orientimi shkruan veprat “Icare ubi es” Kor, dy piano dhe perkusione, “Këmbanat arbëreshe” për piano solo, “Afresk Arbëresh III” për 2 piano, Kor, perkusione, Tape etj.
Në periudhën 1976-2014 punon si Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë (Analiza e Formave muzikore dhe Kompozicion). Rudi është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re (nga viti 1999) dhe themelues i Festivalit të Muzikës bashkëkohore « ReMusica » (2002-2015), përmes të cilave bashkëpunon me ansamble dhe artistë të renomesë ndërkombëtare Aki Takahashi, Rafael Andia, Marcel Worms, Petrit Çeku, “Pierrot Lunaire Ensemble”-Wien, “Amici della Musica” –Cagliari etj. Veprat i botohen në Editions musicales Transantlantiques e Parisit, Peermusic e Hamburgut etj.
Pas vitit 2000 Rudi, gjuhën e tij shprehëse e ndërton në sintezën në mes arkaizmit dhe modernitetit, duke u liruar nga çfarëdo përkatësa rigjidite stilistik (Veprat “Laudatio funebris”, për sopran dhe Okestër harkor, “Fantasia koncertante” për violinë dhe Kor, “Le tombeau Oublié” për piano solo, “In A”, për 2 soprano)
Rudi, si shef-dirigjent i Korit të Filharmonisë Kosovës mban koncerte në Maqedoni, Kroaci, Shqipëri, Itali, Angli (“A stunning, mystical performance from Kosova Pilharmonic Choir”- Hastings Observer). Inçzimet e Korit i gjejmë në platforma të ndryshme të internetit dhe Cassic FM, si ansambël favorit. Në vitet e fundit, Rudi i pëkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë Gjergj Danush Llapacaj-shek. XVI, Jan Kukuzelit-shek. XIII dhe Niketa i Remisianës-shek. IV).
Rudi merret aktivisht me publicistikë. Rudi ka mbi 300 shkrime të ndryshme nga fusha e eseistikës si dhe shkrime të ndryshme nga fusha e estetikës dhe filozofisë muzikore, me çka plotësohet profili i tij krijues.
Rafet RUDI është anëtar i rregullt i European Academy of Sciences and Arts dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
SHKRIME
Rafet Rudi: A kemi talentë, që do të zënin vendin e Nexhmijës apo të Vaces?
Në një prej emisioneve televizive ku bisedohej mbi profilin artistik të Nexhmije P., gazetarja më bën një pyetje logjike dhe të thjeshtë: “a do të kishte bërë emër dhe autoritet të njejtë Nexhmija, po të vepronte në kohën e sotme”. Lexo më shumë
Rafet Rudi: Cila është thellësia historike e muzikës (artistike) shqiptare?
Simfonia e parë në muzikën shqiptare është shkruar më 1956 apo më 1922? Deri më tash shtruarja e një pyetjeje të tillë do të ishte krejtësisht e deplasuar. Lexo më shumë
Rafet Rudi: Muzika dhe Politika
Ndoshta për shkak se muzika është e privuar nga mundësia që të shpreh diçka konkrete, të shumtë janë ata që nuk shohin ndonjë relacion direkt të saj me rrjedhat e ndryshme në shoqëri apo ndonjë relacion direkt me vet politikën, këtë fushë aq djallzore, aq serioze dhe aq të vrazhdë dhe kohësisht me vlerë të kufizueshme. Megjithatë, është interesant se… Lexo më shumë
Rafet Rudi: Muzika mbarëkombëtare dhe nevoja e rivlerësimit të saj
Sa njihen kompozitorët e të dy anëve të kufirit?
Në një pyetje e tillë, në dukje të thjeshtë, nuk mund të ketë një përgjigje të shpejt dhe të sigurt. Muzika shqiptare e kultivuar (serioze) në Shqipëri dhe asaj në Kosovë (në vitet e rritjes së tyre profesionale 1960-1990), janë zhvilluar … Lexo më shumë
PUBLIKIME
Panorama de la Musique Contemporaine Volume 1
Autor: Rafael Andia
Publikimi: EDITIONS MUSICALES TRANSATLANTIQUES
PARIS
Panorama de la Musique Contemporaine Volume 1
Autor: Rafael Andia
Publikimi: EDITIONS MUSICALES TRANSATLANTIQUES
PARIS
Vepra të autorëve kosovar
Vepra të autorëve kosovar
Dela kosovskih kompozitora vol II
Publikimi: Jugoton
Panorama de la Musique Contemporaine Volume 1
Autor: Rafael Andia
Publikimi: EDITIONS MUSICALES TRANSATLANTIQUES
PARIS
CD Rafet Rudi Works
CD: Rafet Rudi Works
Autor: Rafet Rudi
Publikimi: Qendra Kosovare për Muzikën e Re
MEDIA
Problem displaying Facebook posts. Backup cache in use.
Click to show error
SOCIAL LINKS