Rafet Rudi: Muzika në procesin e krijimit të hapësirës kulturore mbarëshqiptare
Vetë emërtimi i këtillë i temës sugjeron tra-jtën specifike, në të cilën gjendet muzika shqi-ptare aktualisht. Në të vërtetë kjo tregon se, sipas të gjitha gjasave, ajo është në fazë të ndryshimit të strukturës së saj, në fazë të një metamorfoze qenësore. Ndonëse nocioni “muzikë shqiptare” edhe më parë ndeshej në përditshmërinë tonë, përdorimi i tij ishte i kufizuar dhe qëllimisht i mjegulluar sa i përket përmbajtjes së tij. Kur bëhej fjalë për muzikën popullore, nocioni merrte kup-tim të plotë, por kur ishte fjala për muzikën artis-tike (serioze), përdorimi i tij bëhej me ngurrim, me paqartësi, me pasaktësi, por edhe si i tillë ai nocion sulmohej dhe kontestohej. Besoj se të gji-thë e kishin të qartë se në të “kontestuese” ishte përfshirja e krijimtarisë dhe e kompozitorëve nga Shqipëria (së paku shikuar nga këndi i ideolo-gjisë sunduese këtu në Kosovë), kurse në anën tjetër, në Shqipëri, të ironizojmë pak, në të nuk është parë dhe nuk është konsideruar asgjë kon-testuese! Atje nocioni “muzikë shqiptare” në teori e sidomos në praktikë thjesht ka nënkuptuar ve-tëm krijimtarinë e krijuar në Shqipëri (!). Edhe atje, siç dihet, shkak i një hedhjeje aq drastike apo refuzimi aq drastik dhe arrogant të një pjese të mirë të krijimtarisë (së përgjithshme) shqiptare, ishte ideologjia sunduese, së cilës madje i ka pen-guar edhe moderniteti i krijimtarisë nga Koso-va(!). Shumë vepra të autorëve të Kosovës, për-kundër përkrahjes shoqërore, të heshtur të kole-gëve në Shqipëri, ato absolutisht s’kanë mundur të ekzekutoheshin atje për shkak se iu përkisnin rry-mave “dekadente” të botës perëndimore. Demoni-zimi i çfarëdo komunikimi të këtyre dy pjesëve të një kulture nga ana e pushtetit ka pasur si rrjedho-jë shkallën trishtuese të mosnjohjes… Për ne të gjithë është e qartë se ideologjia sunduese edhe këtu edhe në Shqipëri në masë të madhe i ka kon-tribuar kësaj gjendjeje. Pushteti komunist në Shqi-përi, duke ruajtur në mënyrë naive e jo inte-ligjente (nëse jo edhe me paramendim mirë të planifikuar) ideologjinë marksiste, e ka sakrifi-kuar tërësinë e kulturës kombëtare. Pushteti ko-munist në Kosovë e sakrifikon (apo më mirë të themi e shfrytëzon atë) ideologjinë marksiste për ndrydhje, reduktim dhe ndarje të kulturës shqip-tare).
Është e vërtetë se jetësimi dhe zhvillimi i institucionalizuar i muzikës shqiptare (integrale) është pamundësuar në çdo mënyrë. Format e usht-rimit të trusnisë së tillë janë të shumta. Ato unë nuk do t’i përmendja dhe as që vlen të preoku-pohemi tepër me to. Por fajin për një situatë aq absurde dhe për shumë arsye tragjike për kulturën tonë kombëtare, duhet kërkuar edhe në neglizhen-cën tonë të paarsyeshme, në vetëdijen jo të mjaf-tueshem për reperkusionet historike që shkak-tohen nga kjo ndarje dhe shkëputje e dhunshme e kulturës.
Shpeshherë vullnetarisht kemi tradhtuar një nocion dhe ide të tillë. Ta marrim një shembull: me komocion të madh (do të thosha me naivitet të madh) jemi mëshiruar me nocionet “muzikë ko-sovare”, “kompozitorët kosovarë” etj., në vend se të themi “muzika shqiptare nga Kosova”, “kom-pozitorët shqiptarë të Kosovës” etj. Nuk kemi qenë vigjilentë për rrezikun se edhe përmes emër-timeve të tilla, në dukje “normale”, është fshehur përpjekja diallëzore që të instuticializohet ndarja e “muzikës kosovare” nga “muzika shqiptare”. Bile edhe në rastet kur është arritur me mund të madh që formalisht të fitohet diçka në drejtimin e unifikimit të natyrshëm të saj, siç ishte përfshirja e kompozitorëve nga Shqipëria në tekstet shkollore, njerëzit e muzikës nuk e kanë jetësuar aq sa duhet dhe aq sa kanë mundur të bëjnë. Pra, me neglizhe-ncën e të gjithë neve kemi bërë që në vend se muzi-kën (integrale) shqiptare, për të cilën ndonjëherë kemi luftuar me sinqeritet dhe me sakrificë të ma-dhe ta fitojmë si realitet, ne e kemi fituar si fiksion.
Është e qartë, ne aktualisht jemi në një situ-atë kalimtare, apo siç është saktësuar në emër-timin e këtij shkrimi – jemi në proces të krijimit të hapësirës gjithëshqiptare. Që ta krijojmë atë ma merr mendja se duhet një analizë e kujdesshme e tërësisë së situatës së trashëguar dhe e gjendjes aktuale të posakrijuar, pas së cilës kujtoj do të rezultojnin dy grupe detyrash themelore: 1) ri-konstruimi (i llojit të vet) i së kaluarës sonë kom-bëtare dhe 2) ambientimi sa më i shpejtë në rea-litetin aktual tërësisht të transformuar. Për një punë të tillë duhet hapur debate, biseda në nivele të ndryshme, duhet të organizohen tribuna të për-bashkëta me muziktarët nga Shqipëria etj. Pa pretendime të bëj një analizë të tërësishme, do të sugjeroj dhe do të akcentoj ato probleme, që i konsideroj të rëndësishme.
Ndër problemet që e karakterizojnë të kalua-rën tonë e që konsideroj pengesë themelore për tejkalimin e gjendjes, është mosnjohja reciproke. Me hidhërim të madh duhet thënë se njohja në mes nesh është shumë e vogël, mos të themi kurr-fare. Në gishta dore mund të numërohen njerëzit që njohin njëkohësisht veprimtarinë e të dy anëve. Edhe kjo kryesisht është një njohje sipërfaqësore, që objektivisht nuk përputhet me kërkesat aktuale të kohës dhe të rrethanave të reja të posakrijuara. Andaj përmirësimi i kësaj situate, njohja recipro-ke, duhet të jetë hapi ynë i parë, pa të cilin unë mendoj se është iluzion të bëhet diçka në këtë drejtim. Si mund të krijojë artisti në një kulturë kombëtare pa e njohur thesarin e mu asaj kulture. Objektivisht do të duhej të bëhej ajo që unë e quajta më lart rikonstruim i kulturës kombëtare. Sado që ajo është e dhembshme dhe sado që tin-gëllon si paradoksale (mbase është dashur më parë ajo të bëhet!), unë mendoj se atë medoemos du-het ta bëjmë.
Çështja e dytë që e karakterizon këtë kohë transitore, e që për bindjen time do t’i deter-minonte veprimet tona në të ardhshmen, është fa-kti se rrethanat aktuale për ne janë krejtësisht të reja. Ne duhet ta kuptojmë se çështjet kanë ndry-shuar në themel. Për ne si krijues nuk është e mundur të ekzistojmë më në një ambient të kufi-zuar çfarë është Kosova. Tekefundit, do të ishte fatale nëse do të kënaqeshim me të. Por gjithashtu duhet ta kuptojmë se nuk mund të jetojmë më me shpresë të përhershme, si deri para disa vjetësh, se veprat tona do t’i ekzekutojnë orkestrat e Beogra-dit, të Zagrebit, e të Lubjanës etj. Ne e dimë se krijimtaria jonë ka qenë e shtrirë, mos të themi plotësisht e integruar, në ambientin jugosllav, pa-varësisht se a kemi dashur ne ashtu apo jo dhe pa-varësisht se çfarë vendi kemi zënë në të. Çdo prezentim i rëndësishëm i krijimtarisë sonë, çdo depërtim cilësor jashtë ambientit kosovar është bërë përmes festivaleve jugosllave (Lojërat verore të Dubrovnikut, Tribuna e Krijimtarisë Muzikore Jugosllave etj.) dhe, jo rrallë, edhe nga ansamblet më në zë të vendit. Papritmas rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht. Rruga që ka shpënë drejt pushtimit të hapësirave më të gjera, që për ne, të thuash, ka qenë e vetmja, përfundimisht është mbyllur. Por në këtë moment njëkohësisht ne sho-him një rrugë të re, një hapësirë të re, të cilën inti-misht të gjithë e kemi dëshiruar. Rrethanat janë të tilla, sa edhe kundërshtarët e kësaj kulture, na shtynë në atë drejtim. Duke dashur të na izolonin duke i na mbyllur rrugët e deritashme, ata janë du-ke na shtyrë në gjiun e vetëm të mudshëm – në gjiun e kulturës (gjithë)shqiptare. Pra, se ne duhet ta braktisim dhe të shkëputemi nga shtrirja ambi-entale (iluzore) e deritanishme e kulturës sonë, nuk e them për shkak të trendit aktual politik (që të thuhet diçka me rëndësi politike-kombëtare), por për arsye thjesht praktike dhe për arsye se rrugë tjetër nuk shoh. Do të thotë duhet t’i për-vishemi kryerjes së detyrës sonë të dytë, që e për-menda më lart – ambientimit sa më të shpejtë me realitetin aktual tërësisht të transformuar. Vetëm në atë rast mund të hapim shtigje për krijimin e hapësirës (gjithë)shqiptare, e cila, pa mëdyshje, është determinantë dhe imperativ i kohës.
Në tërë këtë situatë që është në krijim e si-për, të cilën unë e quaj, megjithatë të favorshme, shoh edhe një dimension të ri të saj. Artisti ynë nuk do të jetë më “jetim” si deri më tash. Në pro-movimet e ardhshme të artistit tonë të ri, pas tij do të qëndrojë një kulturë kombëtare, e plotë dhe e kuptimshme, një entitet kulturor i fortë, real dhe autentik. E quaj si të favorshëm këtë element, me-që jam i bindur se promovimi i një artisti jashtë ambientit të tij është i mundshëm të bëhet në më-nyrë optimale, vetëm atëherë kur atë e “mbron” entiteti kulturor kombëtar i fortë.
- Kumtesë e lexuar në Tribunën e SHKK të organizuar me të njejtën temë në dhjetor të 1991