Rafet Rudi: Ekzili dhe kthimi – Kthimi enigmatik i Prokofjevit në BRSS
Edhe disa ditë mbushën 130 vjet nga lindja e kompozitorit Sergej Prokofjev. Kompozitori i famshëm rus Prokofjev (1891-1953) është ndër desidentët e parë që braktisën Bashkimin Sovjetik. Menjëherë pas revolucionit, ai, me lejen e Lunaçarskit, komisarit për arsimimin e popullit (!), emigron në SHBA. Por, pas 18 vjetësh në ekzil, ai vendos të kthehet në vendlindje (1936), në vendin e realizmit socialist. Deri sot ka mbetur enigmatike përse ai vendoset për një hap të tillë, bile mu në kohën e krimeve më të vrazhdëta të Stalinit ndaj intelektualëve, e sidomos ndaj artistëve të mëdhenj. Kjo ka mbetur enigmë historike. (Ta zëmë, Rahmanjinov, kursesi ska pranuar që të kthehet, përkundër ftesave. Ai tërë jetën jetoi e kaloi në perendim, sikundër shumë artistë të ikur sovjetik).
Shumë vite më vonë (1991) u publikua ditari i këtij kompozitori të madh (në Francë dhe në Rusi), të cilin e kishte ruajtur dhe fshehur djali i tij Olegu, ngase më parë nuk ka guxuar ta botojë për shkak se, siç thot ai “kjo do të ishte fatale dhe kompromituese për babain dhe për tërë familjen”. Në të përfshihen shenimet që i mbanë autori më mjë interval të shkurtër të jetës së vet. Megjithatë, për shumë arsye ky libër, siçsjihent, ka zgjuar interest ë jashtëzakonshëm, sidomos te studiusit dhe biografët e tij. Është pritur, para se gjithash se do të ndriçohen arsyeja e kthimit të tij nga ekzili. Porn ë këto shenime kjo nuk shihet. Megjithatë, mund të konkludohet se vendimi nuk ka qenë fryt i mashtrimit, meqë prej shenimeve vërehet se Prokofjevi ka pasur njohuri të mjaftueshme se çka ndodhte në të vërtet në vendin ku “artistët e kanë zgjidhur çështjen material, meqë për të kujdeset shteti dhe se ata janë të lirë në frymëzimin e tyre dhe në përcaktimet estetike”, siç thonin zyrtarët.
Se sa i pakuptimtë, absurd dhe jologjik ka qenë pozicioni i pushtetit komunist tregojnë shumë fakte. Dihet se Prokofjevi, më shumë se disa kolegë të vet, pranon disa parime të realizmit socialist, qoftë në domenin e thjeshtë muzikor, qoftë në zgjedhjene e teksteve dhe temave për veprat e tija. Shkruante kantatë për 20 vjetorin e Revolucionit pastaj shkruan “Zdravica” (Dollia) kushtuar Stalinit etj. Porn ë vazhdën e kësaj ai bën edhe gabime groteske politike. Pasi që shkruan një vepër me tekst të Leninit, cenzuar pedante e Zhdanovit ia ndalon veprën me pretekst se “teksti s’është paraparë për t’u kënduar”(!). Në vitin 1937 shkruan një Kantatë për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Por, meqë kjo ishte një vepër e pasuksesshme miqtë e tij i sigurojnë të mos e publikojë, sepse mund të hidhërohej “shoku” Stalin, që do të thotë se me këtë do të rrezikohej edhe jeta e tij.
Prokofievi ishte një krijues apolitik
Përkundër kësaj devotshmërie të kompozitorit ndaj regjimit, në një intervistë të mëvonshme për një revistë franceze, lidhur me publikimin e librit në Francë, Oleg Prokofjev thot: “babai im kishte një natyrë apolitike. Përkundër kësaj, në mesin e artistëve në zë të kohës, ai, bashkë me Shostakoviqin, ishte ndër kompozitorët më të ndjekur. Ai për këtë vuante vazhdimisht, sidomos pas internimit të nënës sime në kampin për punë të detyrueshme, u mbyll edhe më tepër në vete”. U muar vesh, veprat që i përmendëm, të cilat në njëfarë mënyre ai ishte i detyruar t’i shkruante, nuk paraqesin kurrfarë vlere dhe për to as që flitet kur bëhet fjalë për krijimtarinë e mirëfillt të tij.
Prokofievi vdes më 5 mars 1953, të njejtën ditë si edhe Stalini. Revista muzikore, lajmin e shkurtë për vdekjen e tij e publikon në faqen 116. Të gjtha 115 faqe të revistës I ishin kushtuar vdekjes së Jozef Visarionoviç Stalinit.