Rafet Rudi: Nën dritat e një festivali të madh europian
Parqitje e mirë e Tedi Papavramit në festivalin MUSICA të Strasburgut (20shtator-5 tetor 2002)
Gjithsesi një prej ngjarjeve më të rëndësishmë të botës muzikore franceze në këtë fillim vjeshte ishte Festivali Ndërkombëtar i muzikës së sotme MUSICA i Strasburgut, që sivjet u mbajt për herë të njëzet. Ishte ky pra edicion jubilar, të cilin organizatorët jashtëzakonisht agil, inteligjent dhe ambicioz kishin menduar në çdo aspect ta smadhonin, qoftë me propagim vizuel me të cilin ishte mbushur Strazburgu (në çdo rrugë dominon afishet e festivalit), qoftë me program atraktiv me disa premiera te rëndësishmë, qoftë edhe me pjesmarjen e orkestrave dhe ansambleve me renome ndërkombëtare si Orkestra SWR e Baden-Badenit dhe Freiburgut, Orkestra e Parisit, Orkestra Filharmonike e Radio Francës, Trupa e Operës së Strasburgut, ansambleve me renome të jashtëzakonshme ndërkombëtare “Ensemble Intercontemporaine” nga Parisi, Kuareteti “Arditti” nga Britania, “Ensemble Modern” nga Gjermania, “Perkusionistët e Strasburgut” etj.
Koncertet u mbanin në hapësira të ndryshme koncertale, bile video-opera më e re e kompozitorit minimalist amerikan Steve Reich “Three Tales” u mbajt në sallën e mrekullueshme Festspielhaus e qytetit të afërm gjerman në Baden-Baden.
Në programin e Festivalit përfshiheshin, të thuash, të gjitha tendencat stilistike që hetohen në muzikën bashkëkohore sot por edhe të shekullit XX përgjithësisht. U dëgjua muzika e impresionistit rus Skërjabin nga fillimi i shekullit, muzikë postveberniste të Boulezit dhe Harvey nga periudha e parë, kompozitorëve si Eisler, Weill dhe Wolpe, muzikë elektronike të një Luc Ferrarit, muzikë të kompozitorëve minimalist si Philip Glass (opera madhështore “Akhnaten”), Steve Reich, Thierry De May e deri te tendencat e më të reja të kompozitorëve më të rinjë në mesin e të cilëve u dalluan Bruno Mantovani dhe Christophe Bertrand. Kjo gjërësi në koncipimin e programit vërehej edhe permes “toleranës” zhanrore (psh. nata e fundit ishte e dedikuar kreacionit të pastër filmic, “L’age d’or” të rexhisorit surealist Luis Bunjuelit, të ngërthyer me muzikën e Martin Matalonit dhe në interpretim të “Perkusionitëve të Strasburgut” – një filmi kult i ndaluar për gjashtë decenie me rradhë).
Sivjet në programin e festivalit, përmes ekzekutimit te disa dhjeta veprave të tyre u shënuan portretet e dy kompozitorëve të shquar, anglezit Jonathan Hervey dhe kompozitorit francez që vitet e fundit jeton dhe vepron në SHBA- Tristan Murail, dhe që ngadal, bashkë me Pascal Dussapin e ndonjë tjetër, paraqitet si një ndër autoritet më të mëdha të muzikë së sotme franceze. Festivali shenoi edhe 10 vjetorin e vdekjes së kompozitorit më të shquar francez të shekullit XX – Olivier Messiaenit perms ekzekutimit të disa veprave të rëndësishme të tij, me ç’rast me kurreshtje dhe interes të madh u dëgjua vepra e fundit e madhe e këtij mjeshtri “Éclairs sur l’Au delà”. Përgjithësisht në program dominonin (është krejtësisht e kuptueshme) veprat e kompozitorëve por edhe ansamblet frankofone..
Ne kuadër të 16 ditëve sa zgjati festivali dhe 35 koncerteve gjithasht u paraqitën edhe një mori solistësh si sopranoja brilante Anu Komsi, pianistët Jan Pace dhe Rolf Hind të rafinuar, violistja Genevieve Strosser e re e talentuar, violonçelisti Arne Deforce me program të muzikës live electronic etj.
Ndër ta një prezentim të shkëlqyeshëm pati edhe violinisti ynë Tedi Papavrami i cili tash një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Paris. Ai në koncertin e Orkestrës Filharmonike të Strasburgut nën drejtimin e dirigjentit Jan Latham-Koenig, u paraqit në premierën françeze të veprës Koncert për violinë të kompozitorit të ri skocez Stuart MacRae. Ishte kjo një paraqitje markante e këti violinisti i cili ngadal është duke zhvilluar një karierë të mirëfillt ndërkombëtare. Ai me një seriozitet, koncentrim dhe muzikalitet e interpretoi këtë koncert interesant që karakterizohej me nje koncipim tradicional katërkohësh dhe me një atmosferë lirike, gjë që publiku e shpërbleu me një pranim të ngrohtë dhe përkrahje të theksuar. Tedi ishte të thuash një prej favoritëve të festivalit.
Duhet cekur në fund se në kuadër të një programi aq të madh dhe aq të ngarkuar nuk pat të thuash asnjë anulim apo ndryshim të rëndësishëm të programit të paraparë gjë që tregon seriozitetin e pregaditjeve të mëdha të organizatorëve dhe një arritje të madhe të këtij qyteti ambicioz. Siq morëm vesh programi i edicionit të ardhshëm për vitin 2003 të thuash se është sajuar plotësisht qysh tash.
Tetor 2002