Lament of the sea

Vajtimi i detit
  • Lament of the Sea për Kor mikst a capella (‘Qan e zeza, qan e mjera’)

Vepra Lament of the Sea (‘Qan e zeza, qan e mjera’ është shkruar në prillin e vitit 2018, dhe dedikuar Korit të Filharmonisë, i cili në atë kohë bënte pregaditjet për turneun në Angli. Në vepër shfrytëzohet teksti i një kënge tradicionale nga rrethi i Vlorës. Vepra në mënyrë besnike e përcjellë linjën dramaturgjike që ngërthen ky tekst, i thjeshtë, por tronditës. Vet përmbajtja e tekstit nuk është e panjohur për dëgjuesin e rëndomtë. Syzheun e këtyre vargjeve i hasim,  në forma të ndryshme, në këndimet tradicionale të shumë popujve. Në të flitet për vuajtjet e vajzës, e cila e pret të dashurin e saj që të kthehet nga lufta.  (Mbi një gurë, anës detit/ qan e zeza, qan/ shikon detin, vajton fatin/ kjo e zeza – vajz’ e valëve).

Vepra përmban gjashtë seksione, në të cilat përshkruhet gjendja emotive e vajzës. Në të shprehet dashuria dhe besnikëria e vajzës e cila e pret kthimin e të dashurit të saj. Më tutje, përshkruhet ankthi që ajo ndjen në këtë pritje. pastaj, lutja e saj drejtuar zoqëve që t’i tregojnë se ku gjendet i dashuri i saj (Ju të bukur zoq/ju që shkoni det’ e male/mos e pat ju atë?). Më në fund shprehet dhembja  që ndjen vajza nga pritja e pashpresë, si dhe arritja e lajmit të kobshëm për vdekjen e të dashurit (Letrazeza vjen!/dhe me të vërtetë. djali kishte udhëtuar /pa kthime për jetë), që mund të konsiderohet si një pikë kulminante e tërë veprës.. Në seksionin e fundit të veprës, përshkruhet rezignimi i vajzës  dhe pajtimi i saj me faktin se ai (i dashuri) nuk do të vjen,  me fjalët ( E mjera unë/e mjera unë/tjetër vend më pret/ vajz’ e valëve). Coda (‘Fluturimi në amshim’) është e menduar si një “ritual vdekjeje”, një “lumturi” fiktive, në të cilën përshkruhet bindja e  vajzës se ajo të dashurin e vet do ta gjej vetëm në vdekje.

Na u ndamë këtu

Qielli atje lartë

Do t’na bashkoj’ o djal’-o

Prit se vij për pakë

Mer’m-o  val e detit,

merm’ dhe mu të mjerën

 

Vepra është shkruar për sopran dhe Kor. Në varësi të dirigjentit, në pjesën e fundit të veprës (Coda), e cila karakterizohet me në pulsim të pandërprerë të një ritmike popullore, mund të përdoren edhe instrumentet perkusione, me qëllim që të trajtohet vdekja si një akt lumturie (meqë vajza do ta takojë të dashurin e saj). Kurse sopranot në regjistrin e lartë, thuajse janë të shkëputëra nga « rituali i vdekjes dhe i lumturisë», paraqet iluzionin e fluturimit në amshim. Edhepse teksti që përdoret te parti i sopranit nuk identifikohet në çdo pjesë te saj me personazhin e vajzës, megjithatë, parti solistik (në mënyrë përgjithësuese) personifikon vajzën,tragjedinë e saj, tronditjet dhe emocionet e saja intime.

Materiali muzikor është heterogjen. Në strukturën melodike, vepra shfrytëzon koralin gregorian, me një aludim në vijën melodike të nxjerrë nga veprat e Niketë Dardanit (seksioni i parë -‘Nicetas Song’), kurse në zhvillimin e veprës, kjo melodikë e shfaqur në fillim, zhvillohet dhe shëndrohet natyrshëm në modin pentatonik të muzikës së jugut shqiptar. Edhe në pikëpamje të strukturës harmonike, në vepër dominon tingëllima e muzikës tradicionale e Shqipërisë së jugut.

 

 LAMENT OF SEA 

-Woman’s Moan (Nicetas chant)

-Men’s Bemoan

-Woman’s Tears

-Woman’s Dream

-The Word of Death

-Gone to Eternity

___________________________

 Mbi një gurë, anës detit

qan e zeza, qan.

shikon detin, vajton fatin

kjo e zeza – vajz’ e valëve

 

Pret atë që pret

dhe një dhëmbje ndjen.

E gjithë bota venë e vinë

po ai nuk vjen – vajz’ e valëve

 

Pranvera arriu me ngadal

një mëngjez të qet’

shkojn’ e vinë dallandishet

po ai nuk vjen – vajz’ e valëve

Qan e zeza, qan e mjera,

po ai nuk vjen

Pret atë që pret

po ai nuk vjen- vajz’ e valëve

 

E vajza thërret :

Ju të bukur zoq,

ju që shkoni det’ e male,

mos e pat ju atë?

 

N’ëndër seq e pa

djalin në vapor,

sikur shkoi e i hodhi

vajzës një kuror’

 

Letrazeza vjen!

Dhe me të vërtetë,

djali kishte udhëtuar

pa kthime për jetë.

 

E mjera unë, e mjera unë

tjetër vend më pret – vajz’ e valëve

 

 

Na u ndamë këtu

Qielli atje lartë

Do t’na bash koj’ o djal’-o

Prit se vij për pakë

 

Lamtumirë  gurrë,

me shëndet ju mbeçi.

Mer’m-o  val e detit,

merm’ dhe mu të mjerën

WordPress Image Lightbox