Rafet Rudi: Kopje e kiçit në vend të këngës së mirëfillt
Një ndër problemet aktuale në fushën e muzikës shfaqur viteve të fundit, gjithsesi është tendenca tejet negative e kiçit në muzikën popullore. Shpejtësia e ekspanzionit të kësaj të keqeje shumëkend e ka befasuar dhe është tejet brengosëse.
E çuditshme është lehtësia me të cilën kënga jonë poppullore është duke e ndryshuar strukturën e vet, derisa opinioni kulturor (një shtresë me vetëdije më të lartë) është krejtësisht i hutuar, pa ditur se çka është duke ndodhur. Por për njohësit më të mirë, për ata që e dinë funksionimin e jetës muzikore deri në mbylljen e institucioneve, këto megjithatë kanë qenë të pritura.
Siq dihet, kënga shqipe është kultivuar përmes formave të institucionalizuara, para se gjithash, përmes Produkcionit muzikor të Radio dhe Televizionit. Në programet e këtyre mediumeve por edhe në redaksitë e festivaleve të ndryshme që kanë gjithnjw të lidhura me këtë institucion, kjo krijimtari i është nënshtruar përkujdesjes dhe seleksionimit. Duke e ditur se në përpjekje të këtyre redaksive kanë qëndruar muziktarët, përkundër të metave dhe dobësive që janë shfaqur, një lloj kontrolli (professional), ka ekzistuar.
Industria diskografike si dhe produksioni i kasetave deri vonë s’ ka qenë ose edhe s’ka ekzistuar si produksion, i cili zakonisht shumë më tepër i nënshtrohet kërkesave dhe presionit të tregut, sepse siq dihet mu prej shitjes edhe ekziston. Pra, në mungesë të tyre, është ruajtur në masë të madhe cilësia e trashëguar, si dhe janë evituar ndikimet e dëmshme të cilat i gjejmë në muzikën e popujve për rreth.
P.sh. nga një sulm i tillë muzika populore serbe, e cila i është nënshtruar plotësisht, është shndëruar në një zhanër të thuash të ri, në këngën e ashtuquajtur këngë e rikomponuar (një kompilim tingullor i çoroditur i melodisë popullore, me intonacione orientale dhe përdorim të instrumenteve elektrike.
Lojë pa rregulla të caktuara
Me ndërprerjen e punës së Radiotelevizionit, situata relativisht stabile në këngën popullore shqipe ndryshon dhe rënohet në mënyrë të vrazhdë dhe drastike. Praktikisht, kënga popullore gjendet në një situatë krejtësisht tjetër, me shumë tendenca të reja fare të panjohura. Pikërisht në një zbrazëti të till paraqiten producentët privatë, organizatorë individual të manifestimeve muzikore, tash së fundi edhe studio private, të cilat e shfrytëzojnë këtë moment…. Në emër të ngjalljes së jetës muzikore ata fillojnë të veptrojnë. Secili punon krye në vete. Në të vërtet, fillon një lojë në të cilën nuk përcaktohen rregullat e saj. Kriter i vetëm është dobia materiale. Profiti është ai që e determinon fizionominë e programeve të tilla. Këtu futen të gjitha karakteristikat negative që i kemi vërejtur më parë në muzikën e meseve të tjara. Wshtë interesant, për këtë padyshim do të duhej të hulumtohej nga aspekti i sociologjisë dhe psikologjisë së artit, se në kohën kur kinse kulturën, ashtu si edhe arsimin, kemi arritur ta pavarësojmë, do të thotë ta kontrollojmë vetë, të gjitha trendet negative të shfaqura këtu te ne bëhen jashtëzakonisht besnike e atyre nga të cilët po përpiqemi të pavarsohemi. Do të thot kanalet e ndikimeve negative nga kjo anë pos deklarativisht, fare nuk janë ndërprerë.
Huazohet instrumentariumi (i eliktrifikuar pamasë) nga muzika zbavitëse futen elementet orientale (modet tipike, melizmat, bile edhe përmbajtjet tekstuale), që edhe më parë në muzikën tonë kanë qenë prezente, tash me petk të ri të modernizuar! Kështu bëhet një simbiozë karikaturiale. Natyrisht, krahas kësaj, futen edhe disa specifika tona. Për temë merren fytyrat aktuale kombëtare, të ngjarjeve konkrete, shpesh incidentale. Me të cilat në këtë kohë përditshmëria jonë është përplot (si vrasjet, burgimet etj.) E tërë kjo shprehet me një ton të theksuar patetik etj. Popullata e frustruar nga telashet e kohës e gëlltit këtë me të madhe.
Kështu arrihet qarku fatal për vetë këngën (artin) që përfshin shijen e ultë (të favorizuar dhe funksionalizuar), profitin dhe, në fund, pasojë e tërë kësaj, jovlerën.
Lidhur me këto çwshtje, disa herë reagohet në shumë mediume. Në Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës (që konsiderojmë se duhet të jetë moralisht më përgjegjëse për këtë, meqë mungojnë institucionen tjera adekuate) është provuar që përmes një sërë bisedash të lira dhe tribunash, të tejkalohet kjo, por gjendja, pas apeleve që janë bërë, aspak s’ka ndryshuar. Objektivisht, as që mund të ndryshojë edhe në të ardhmen.
Hulumtimi i rrugëve të shpëtimit
Është më se evidente se me forma të apeleve çështjet nuk ndryshojnë. Por, mendojmë se as me ndalesa administrative (të cilat si duket as që ka kush t’i bëjë) situata nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë. Në këto rrethana, kur krejt zhvillohet me ligje ekonomike, thirrja për një vetëdije më të lartë atyre të cilët më larg se paranw nuk shohin asgjë, është e kotë. Bile edhe thirrja për një interes kombëtar nuk do të ishte e mundshme, meqë ata këtë e bëjnë (siç thonë!) të shtyrë nga ndjenja e patriotizmit (tingëllon mjaft cinike por është e vërtet). Në këto rrthana, si duket, mbeten vetëm mundësitë teorike që ndoshta do të zbehnin pak trendin negativ (ç’rrënjosja duket nga kjo perspektivë krejtësisht iluzore). E këto do të ishin:
a) ofrimi në treg të programeve me blerë (që do të redaktoheshin nga ana e njerëzve kompetentë, ndoshta nga SHKK). Kjo do të ishte, na merr mendja, në sferën e kompetencave të Ministrrisë (Komisionit) për Kulturë të Qeverisë. Mendojmë se nëse do të organizohej puna mirë do të mund të gjindeshin bile edhe sponzorë:
b) riaktivizimi i manifestimeve tradicionale si Akordet e Kosovws, Festivali i folklorit burimor në Gllogovc, Kosovarja këndon etj.;
c) ndikimi në politikën redaktuese të Programit satelitor. Pse të mos bëhet kjo edhe në formë institucionale. Kështu do të stimuloheshin (përmes popullarizimit të seleksionuar) krijuesit, këngëtarët dhe përgjithësisht programet e mirëfillta.
“Koha”, 6 korrik 1994