Rafet Rudi: Vendnumërimi në arsimimin tonë muzikor

Shkolla e ultë e muzikës 

Çëshjes së arsimit muzikor fillor (Shkolla e ulët e muzikës) i cili mund të konsiderohet si fazë vendimtare për formimin komplet të muziktarit të ardhshëm, tek ne, nuk i  është kushtuar kujdes çfarë ajo në të vërtet e ka merituar. Së pari, ngase  mësimi për këtë moshë (ende) konsiderohet sferë e plotësimit të kohës së lirë për argëtim të fëmiut. Në të vërtetë këtë dimension kjo fazë e shkollimit muzikor objektivisht e ka. Por për dallim ndoshta nga disa aktivitete tjera të lira, ky i muzikës për muziktarin e ardhshëm profesionist, nuk duhet ta ketë këtë trajtesë, meqë kjo kohë për zhvillimin e mëvonshëm është shumë më e vlefshme, më vonë të thuash e pakompezueshme, pa të cilën kursesi nuk mund të paramendohet muziktari i mirëfillt profesionist. Do të thot, koha për zhvillimin profesional në muzikë, është jashtëzakonisht e gjatë. Sado që duket paradoksale, një muziktarë i ri për inkuadrim kompetent në një orkestër simfonik (ta zëmë në moshën e tij 22 vjeçare) ì nevojitet në mënyrë obligative 16 vjet shkollim profesional të zejes së tij (gjashtë klasë të shkollës së ulët, katër të asaj të mesme dhe katër shkollim universitar).

Derisa në vendet e perendimit rrjeti i shkollave është jashtëzakonisht i gjërë (duke përfshirë këtu edhe shkollat private, por edhe mësimin privat), në (ish)vendet socialiste (vendet e lindjes), kjo shkollë është e profesionalizuar, është e kategorizuar si shkollë primare. Së këndejmi një talent i mirëfllt ka të siguruar ngritje në profesion në mënyrë optimale, duke filluar prej moshës   parashkollore. Kjo do të thot praktikisht se psh. një pianisti të ardhshëm i mundësohet të fillojë karierën profesionale që nga   mosha 6 vjecare.

Sa i përket çëshjes së kuadrit në shkollat tona të ulta, si dhe  llojllojshmërisë së instrumenteve që mësohen në to, gjendja është  krejtësisht e njejtë si edhe në arsimin e mesëm. Në kohën e fundit tek ne ka flluar të praktikohet mësimi individual privat.

Ndonëse i njohur dhe i çmuar në botë, ky mësim ka filluar rastësisht si  pasojë e rrethanave të krijuara (të mundësive jashtëzakonisht të vogla të  përfshirjes së nxënësve në shkollat e ulta dhe si pasojë e problemeve të  mesimit në këto shkolla etj.). Është interesant se në qarqet muzikore për  këtë nuk bisedohet dhe deri me tash nuk është dhënë mendim më i prerë as të ndonjë shoqate profesionale. Krijimi i shkollave private nuk duhet të bëhet për shkak  të rrethanave si pretekst formal, por para se gjithash, par shkak se kjo është forma e suksesshme e ngritjes së kuadrove të reja në fushën e artit (muzikor). Lidhur me këtë duhet shtuar se përvoja e të tjerëve është jashtëzakonisht pozitive, në anën tjetër natyra e mësimit të kësaj zeje (edhe në shkollat tjera muzikore mësimi bëhet në mënyrë individuale) këtë e arsyeton edhe më tepër.

Shkollimi i mesëm muzikor

Numri i nxënësve në shkollat e mesme muzikore të thuash nuk është I madhe dhe nuk I përmbush nevojat dhe kërkesat e mëdha që ekzistojnë sot tek ne

Mësimi zhvillohet në disa seksione: seksionet artistike, instrumentale-seksioni i instrumenteve harkorë, seksioni i instrumenteve frymorë, seksioni i pianos, seksioni i solokëndimit dhe seksioni i teorisë muzikore, si quhet tek ne, e që është një drejtim i përgjithshëm muzikor. Derisa për nxënësit fillojnë mësimin sadopak të pregaditur meqë për to kërkohet paraprakisht mbarimi i shkollës së ultë 6 vjecare, në drejtimin e teorisë, nxënësit vijnë kryesisht pa pregaditje të duhur (do të thot kontaktin e parë me instrument e bëjnë në moshën 14 vjecare(!), që është tepër vonë) gjë që  shkakton një vështërësi në realizimin e kërkesave të mësimit dhe  rrjedhimisht edhe suksesin e dobët. Në anën tjetër ndonëse nominalisht seksionet e lartë përmendura artistike (instrumentale) ekzistojnë, pos që  numri i përfshirjes së nxënësve në to është tepër i vogël, numri i llojeve të instrumenteve që mësohen në to është tepër i vogël.   

– Në grupin e instrumenteve harkorë mësimi zhvillohet kryesisht në violinë kurse mësimi në violë, violoncelo dhe në kontrabas zhvillohet shumë pak, ose, çka është më e shpesht. nuk zhvillohet fare.

– Në grupin e instrumenteve frymore mësimi me vite zhvillohet kryesisht në flaut dhe klarinetë, kurse nuk zhvillohet në instrumente të tjera shumë të  rëndësishme si Oboa, Fagoti, Briri, Buria, Tromboni etj. Do të thot prej instrumenteve standarde të formacionit më të thjeshtë simfonik (12-13 sosh), mësohen gjithsejt sistematikisht vetëm tri istrumente! Përgjithësisht, në shkollat tona të mesme muzikore mësimi zhvillohet kryesisht në drejtimin e përgjithshëm (teorik), të  cilin qoftë në vendet tjera e njohin pak ose nuk e njohin fare, dmth. nuk përfshihet fare në planet  mësimore. Natyrisht që në fazën e parë të zhvillimit të këtyre shkollave, kjo  ka qenë e kuptueshme meqë nuk kanë ekzistuar shkollat e ulta të muzikës, por për fazat tjera të zhvillimit ky raport i numrit të nxënësve në mes seksioneve, në dëm të specialiteteve instrumentale asesi nuk mund të pranohet.

Kuadri mësimor është, kryesisht, jopërkatës:

– Lëndën e pianos vite me rradhë e ushtrojnë edhe kuadrot që kanë të mbaruar drejtimin teorik të Fakulltetit të Muzikës. e jo drejtimin përkatës ( të pianos).

– Lëndët e Dirigjimit dhe të Korit e ushtrojnë kuadrot me formim të përgjithshëm (do te thot kanë të mbaruar drejtimin e teorisë) e jo përkatës (Dirigjent i diplomuar).

– Lëndët teorike si Historinë e muzikës Harmoninë, Kontrapunktin, Format muzikore, etj., i mbajnë mësimdhënësit që kanë të mbaruar (prap) drejtimin e përgjithshëm (teorik) e jo atë të Muzikologjisë, të Kompozimit, cfarë ishte dashur.

Arsyeja pse mësimi nuk mësohet në një numër kaq të madh të  instrumenteve, ose pse ai ushtrohet prej kuadrove jokompetente dhe  joadekuate qëndrojnë a) në mungesën e kuadrove përkatëse, b) në   organizimin e dobët, zbërthimin  jo efikas të problemeve të shkollës nga ana e udhëheqjeve të shkollave dhe c) në joaftësinë dhe në mungesën e   guximit të organeve kompetente të shkollimit në Kosovë në marrjen e   vendimeve radikale për ndryshimin e gjendjes (si mbylja e drejtimeve në të cilat nuk ekziston kuadri adekuat, njëkohësisht stipendimi i nxënësve më të mirë i këtyre drejtimeve jashtë vendit).

Njerzit e muzikës, mësimëdhënësit e shkollave dhe të Fakullletit të   muzikës, organet kompetente arsimore tek ne duhet të gjejnë përgjigje në një fakt (ilustrues) fare të thjesht por tejet deprimiues. Si është e mundur që çdo shkollë e muzikës, në meset rreth Kosovës (për ato europiane as mos të flasim) mundet ta kenë në çdo moment një orkestër simfonik, kurse në shkollat tona deri më tash asnjëherë nuk kanë arritur të formojnë një të vetme orkestër me përbërje më të thjeshtë? Si ëshë e mundur që te ne në Kosovë të mos kemi ende oboist të diplomuar, fagotist të diplomuar, burist të diplomuar, trombonist të diplomuar, perkusionist, klavsenist, harpist, organist etj. ndonëse njëra shkollë punon afër gjashtëdhjetë vite vite me rradhë, kurse tjetra tashmë dyzetë vite me rradhë?!

Shkollimi i lartë muzikor

Shkollimi i lartë muzikor tek ne ka një jetë më se tre deceniesh. Në të vërtet në vitin 1962 fillon nga puna dega e muzikës pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike, që kishte për detyrë të formonte kuadro për shkollat tetëvjecare. Kjo degë punoi deri në hapjen e Akademisë së Muzikës në vitin I975. Akademia e muzikës, pra, fillon të punojë në vitin shkollor 1975/76. Ishte koha kur tashmë pat filluar nga puna Orkestra simfonike, ndërsa jeta muzikore tek ne kishte filluar të dukshëm të gjallërohet. Shiquar në këtë kontekst, me formimin e Akademisë, gradualisht, jeta koncertale tek ne u begatua. Koncertet semestrale dhe vjetore që tradicionalisht mbante ky institucion, me vite tërheqnin një interesim të konsiderueshm, sidomos ato vokalo-instrumentale që, përnga programi, ishin mjaftë ambicioze. 

Kuadrot që e nisën inisiativën e hapjes së Akademisë ishin ata të Shkollës së Lartë, të cilët komplet fìlluan punën në Akademi, me çka shkolla e Lartë u shua. Akademia filloj të punojë në kushtet hapësinore të cilat më parë i kishte shfrytëzuar dega e muzikë pranë Shkollës së Lartë. Kurse edhe sot e kësaj dite nuk e ka të zgjidhur problemin e lokalit.

Kuadrot që e filluan punën ishin kryesisht kompetente për lëndët teorike (shumica e arsimtarëve kishin të mbaruar drejtimin e përgjithshëm muzikor), me çka lëndët teorike plotësoheshin me kuadrot tona, kurse mungonin kuadrot për drejtimet artistike. Që nga fillimi i punës të Akademisë e deri më 1991 (kur mësimdhënësit dhe studentët dëbohen nga lokalet e tyre), ajo ishte e detyruar që, për shkak të funksionimit sadopak normal, të huazoj pandërpre kuadro nga qendrat tjera. Në vitet e pasluftësështë bëhet nje lloj regjenerimi i kuadrove, sidomos në përtrirjen e kuadrove instrumentale, por jo në numër të mjaftueshëm. Çështje në vete janë kushtet (ende) shumë të këqija të punës, mungesa e mjeteve mësimore (pianove) etj.

Në Fakullet janë të hapura disa drejtime: Drejtimi i   kompozimit, Drejtimi i pianos, Drejtimi i dirigjimit, Drejtimi i harkorëve, Drejtimi i frymorëve, Drejtimi i solokëndimit dhe Drejtimi i pedagogjisë së përgjithshme muzikore.

Përkundër numrit të konsiderueshëm të specialiteteve (drejtimeve), studentët janë të orientuar kryesisht në drejtimin e Pedagogjisë së përgjithshme muzikore, meqë kërkesat dhe pregaditja profesionale për të janë megjithatë më të vogla. Dmth, pikërisht në atë drejtim në të cilin edhe në shkollë të mesme të muzikës ka më së shumti nxënës dhe drejtim i vetëm joartsitik që ekziston në arsimimin muzikor. Numri i vogël përfshirjes së studentëve në drejtimet artistike ( instrumenlale), është pasojë e gjendjes që mbretëron në shkollat tona të mesme (të përshkruara më lartë e që ka reperkusione direkte në gjendjen në Akademi. Kandidatët, që vijnë kryesisht nga shkollat tona të muzikës, nuk kanë pregadije të duhur, do të thot nuk kanë të mbaruar drejtimet përkatëse që është një prej kushteve themelorë dhe të domosdoshme në provimet kualifikuese. Përkundër kritereve në provimet pranuese relativisht të ulta (të përshtatura nivelit jo të lartë të kandidatëve), numri i vendeve në dispozicion për pranim, të thuash në të gjitha drejtimet nuk plotësohen.

Pyetjet që u bënë më lart lidhur me jo efikasitetin e tërë sistemit shkollor muzikor tek ne, jo vetëm që i referohen edhe Fakulltetit të Arteve, për më tepër ajo, si hallkë më e lartë në tërë këtë zinxhirë të arsimit, vetëvetiu mbanë përgjegjësinë më të madhe. Pa mëdyshje analitikët e kësaj teme gjatë kohë do të kacafyten rreth pyejes (në dukje të thjeshtë, dhe pyetjes që për dikend nuk duhet të diskutohet), se a është hapur Akademia në kohën e duhur apo kjo është bërë para kohe, meqë atëbotë nuk kanë ekzistuar parakushtet për të (mungesa e kuadrove artistike-instrumentale, të cilat të vetmet  mund ta mbajnë peshën e shkollimit  muzikor cilësor dhe zhvillimi jo i mjaftueshëm i jetës muzikore e cila në  këto raste është jo vetëm e rëndësishme por edhe determinuese e në anën tjetër jeta muzikore-koncerlale ka qenë ende e varfur). Së pari, koha kur Fakulteti është hapur (1975), për kulturën tonë dhe sidomos për ambientin tonë politik, është tejet specifike. Në atë inercion të përgjithshëm të ngjalljes kombëtare, të kompenzimit të mungesave në fushën e kulturës, të shkaktuara nga shtrëngesat politike të dy dekadave të mëparshme, ka qenë e natyrshme dhe e pritur hapja e një institucioni muzikor të lartë. Kjo ka qenë, të themi një varintë e determinuar. E gabueshme në të është që, paralelisht me hapjen e këtij  institucioni, nuk është marë një iniciativë që të formohen sa më shpejt kuadrot instrumentale kulminante, të cilat Fakullteti ynë, në atë fazë të zhvillimit, asesi nuk ka mundur t’i formojë. Do të thot është dashur të dërgohen urgjentisht, në mënyrë të organizuar talentët të kryejnë studimet në Akademitë kualitative tëjashtme. Variantë tjetër e asaj kohe ka qenë që së pari të formohen kuadrot instrumentale artistike të nivelit solid, që do të ishin bazë e Akademisë së ardhshme, Akademi e cila do të punonte vetëm në seksionet artistike (dmth. pa drejtimin e pedagogjisë së përgjithshme muzikore), kurse kuadrot për pedagogë të ardhshëm për shkollat e përgjithshmë do të formoheshin edhe më tutje në Fakultetet pedagogjike. Një koncepcion që e aplikohet në botë.

Moskoordinimi vertikal i niveleve të shkollimit muzikor

Çëshje e posaçme që e shkakton një joefikasitet në tërë sistemin tonë shkollor muzikor është mungesa e bashkëpunimit dhe moskoordinimi vertikal i niveleve të ndryshme të shkollimit. Përgjegjësinë kryesore edhe në këtë rast e mbanë Fakulteti i Arteve. Është e vërtet se jo disponimi, mungesa e gadishmërisë ose më mirë thënë një refuzim për një bashkëpunim të till vjen nga nivelet tjera të shkollimit, por edhe kjo çëshje duhet të tejkalohet përmes iniciativës nga ana e Fakulltetit. Në të vërtet raporti subordinues në funksionimin e tërë këtij sistemi duhet të jetë pjesë përbërëse e planeve të rregullta të punës së tyre. Do të thot çështje programore me prioritet.

Këto nivele, jo vetëm që kushtëzohen dhe varen njëra nga tjetra, në pikëpamje formale (mbarimi i njërit nivel është kusht i rëndësishëm për vazhdimin e nivelit tjetër të shkollimit), për më tepër lidhja e tyre është më se e natyrshme dhe evidente në domenin e programit të tyre mësimor. Në të vërtet programi i tyre është i koncipuar si një tërësi me një rrjedhshmëri fare logjike, andaj është e pritur që në realizimin e tij të funksionojë një mekanizëm i vetëm apo një platformë logjike e njejtë vepruese. U muar vesh se në këtë rast edhe planifikimi i çfarëdo lloji është më efikas dhe më ekonomik.

Lidhshmëria e institucioneve arsimore muzikore më mes veti dhe asaj me  jetën e përgjithshme muzikore, për të cilën fola në fillim të këtë punimi jo vetëm që është i mundshëm, por ai është i domosdoshëm nëse dëshirojmë një shkollë efikase dhe moderne.

Botuar në “Zëri” më 29 janar 2004 me titull “Për muzikën asgjë më tepër se një koncepsion që aplikohet në botë”

 

WordPress Image Lightbox