Largo

  • LARGO për harqe 1972/2012

LARGO për harqe është vepër që daton nga periudha e parë e krijimtarisë së autorit (1972), periudhë që karakterizohet me një frymë neoklasike, të mbështetur gjithnjë në muzikën popullore shqiptare.

 Verzioni i tanishëm i veprës paraqet veprën e reviduar dyzet vite më vonë (2012) nga vet autori. Ndërhyrjet që i bën kompozitori janë të drejtuar, para se gjithash, në një thjeshtëzim ortografik të vet partiturës, por gjithashtu ky revidimi prek pjesërisht edhe formën e veprës duke e thelluar dramatikën e saj. Në esencë kjo ndërhyrje e autorit nuk prek frymën inicialë të veprës të krijuar shumë vite më parë.

Duhet cekur se kjo variantë e veprës vjen pasi që autori kalon disa faza krijuese ( si ”lineariteti neoklasik” i fillimit të viteve ’70-ta, atonaliteti i viteve ’80-ta, si dhe faza e fundit postmoderne e “rizbulimit të tonalitetit”). 

Për herë të pare, vepra LARGO është luajtur në vitin e krijimit të saj, në  Festivalin e Opatisë (Festivali i muzikës moderne në ish Jugosllavi), me çrast ka tërhequr vemendjen e profesionistëve. Pastaj në vitet në vazhdim, është luajtur shumë herë nga Orkestrat  e ndryshme në vend dhe jashtë.

WordPress Image Lightbox