Këmbanat arbëreshe
“Ndeshja e parë me një libër të këndimeve kishtare arbëreshe (sipas shënimit profesionalisht modest të një kleriku të vendit) për mua ka qenë dhe ndeshje e parë me një botë fascinante tingullore. Sidomos tërheqëse dhe interesante më janë dukur modet që përdoren në këtë këndim. Për më tepër, segmentet e caktuara në strukturën melodike m’u dukën analoge me disa këngë shqipe. Me një ballafaqim permanent disamuajsh me këtë botë arkaike tingujsh kanë lindur një sërë veprash, një cikël, të cilin e quajta AFRESK ARBËRESH” (autori).
- Afresk arbëresh I, vepra e parë e këtij cikli, është titulluar “Prelude” dhe është shkruar për kitarë, kurse versioni i adaptuar për piano mban titullin “Kambanat arbëreshe”.