Le tombeau oublié

“Varri i haruar i një qyteti”
  • Le tombeau oublié ( “Varri i haruar i një qyteti” )

Vepra për piano “Le tombeau oublié” frymëzimin direkt e ka në fatin e qyteti ilirik – Antigonea! Më ka impresionuar historia e këij qyteti i cili është shquar për shkallë të lartë të civilizimt ilirik, por që ka pasur edhe një fund tragjik! Në vendin e dikurshëm të Antigoneas, edhe sot mund të gjeni gjurmë të qytetit të shkatruar dhe të djegur – kolona të thyera dhe të shpërndara kudo të stilit dorik, gjurmët e oborrit peristil ku shquhen figurat nga bronzi të Sfinksit dhe Posejdonit, varreza të pasura skulpturale dhe të shpërndara gjithandej. Ky qytet, siq dihet, ishte i shkatruar me urdhër të Konsullit romak Emil Pauli në shekullin II para erës së re, pikërisht nga smira për madhështinë që ka ai pasur. 

Heshtja madhështore dhe tronditëse që ndjehet në atë vend, sugjerojnë pashmangshëm heshtjen që jeni  pranë një varri – Varrit të haruar të një qyteti (Le tombeau oublié). Nota tragjike që ndjehet në vepër është përshkrim simbolik i tragjedisë së këtij civilizimi dhe përjetim intim i vdekjes së një qytetit

Melodija e shkëputër dhe e shpërndarë në tërë veprën simbolizojnë sopëzat e objekteve të qytetit të shkatëruar. Lapidariteti i strukturës melodike është marrë nga minimalizmi simbolik që ndjehet në poezinë japoneze haiku (përndryshe nëntitulli i veprës ka emërtimin “Haiku për Akin”), kurse ritmi i ngadalsuar që ndjehet në tërë veprën është aluzion në lëvizjet teatrale të personazheve (që aq të fuqishme dhe tërhjekëse më duken), që ndjehen në teatrin e vjetër japonez. Pikërisht minimalizmi melodik dhe ritmik, si dhe sfondi harmonik i bazuar në disa trajta të pentatonikës (që gjenden si në muzikën shqipe dhe atë japoneze) janë pikat lidhëse të dy botërave kulturore të largëta (të Kosovës dhe Japonisë) që përbëjnë idenë nxitëse kompozitoriale që më ka shtyrë të shkruaj veprën dhe t’ia dedikoj një pianisteje të madhe japoneze – Aki Takahashit. 

WordPress Image Lightbox