Rafet Rudi: In memoriam – Luciano BERIO (1925-2003)

Luciano Berio lindi në Oneglia, Ligurie në vitin 1925, në një familje muziktarësh. Mësoi kompozimin në konzervatorin “Verdi” në Milano, te Pariben dhe Ghedini kurse dirigjimin te Volto dhe Guilini.

Në fillim të kësaj vere, bota muzikore u nda nga një personalitet i rëndësishëm i shekullit XX, kompozitorin italian Luciano Berio, personalitet që ndikoi fuqishëm në rrjedhat e modernës europiane të pjesës së dytë të shekullit XX. Në mesin e këtyre kompozitorëve avangardistë të pasluftës si Boulez, Stockhausen, Ligeti, Xenakis, Hence, Lutoslavski e disa të tjerë (që histriografine e re trajtohen si pasardhës të ashtuquajturës “shkollës së dytë vjeneze” të Schoenbeerg-ut, Webern-it dhe Berg-ut), Berio, për shumë arsyra, ishte një figurë e veçantë mbrenda saj.

Për dallim nga Boulezi dhe të tjerët të cilët të thelluar në “laboratoret” e tyre, të shkëputur nga rrethi i tyre, krijonin një muzikë të avansuar stlistikisht por apriori “jokomunikuese”  me çka nuk e perfillnin publikun më të gjërë dhe nuk përfilleshin nga ai (publiku), Berio ishte një kompozitor që kishte preokupim komunikimin e veprës me publikë të gjërë. Ai në suaza të një rryme absolutisht avangardiste dhe në momente eksperimentuese tentonte pandërpre të krijon ura me publikun, të rënuara më parë, në fiilim të shekullit, me paraqitjen e muzikës atonale. Kritikët këtë komunikativitet të muzikës së tij e spjegojnë me “një senzualizëm tipik latin” apo për një “butësi tipike italiane”.

Muzika folklorike si burim

Burimin e kësaj tendence në muzikën e Berios e gjejmë në raportin e tij me muzikës folklorike, Si asnjë modernist tjetër Berio ishte i preokupuar me muzikën folklorike (popullore). Por, si i veçantë që ishte në çdo veprim, në çdo segment të veprimtarisë së tij, edhe në këtë preokupim ai ishte plotësisht i dallueshëm nga të tjerët që e preferonin këtë lidhje me muzikën popullore. Nuk preokupohej ai në mënurë të ngusht me folklorin nacional italian, përkundrazi ai konsideronte se muzika popullore si një produkt i sajuar nga një tajim sensual shekullor, ka fuqi përgjithësuese, dhe ai këtë dimension universal të kësaj muzike e kërkon dhe e eksploron. Kështu ai në veprat e tij integron muzikën tradicionale të popujvë të ndryshëm dhe arrin në një formë të ekumenizmit muzikor.  Si rezultat markant i kësaj tendence është vepra e tij – “Folk Songs” (1964) sigurisht vepra më e ekzekutueshme e tij (vepër që lind nga bashkëpunimi me mexosopranon interesante dhe atipike Cathy Berberian). Por kjo tendencë e tij vazhdon të jetë e gjallë edhe në veprat tjera si “Coro” nga viti 1976 etj. Në këtë rrugë  Berio është një pasardhës i denjë i Bartokut ( modernistit tjetër të paraluftës që vokacionin e tij e ndërtonte në tabanin e muzikës popullore).

Muzika elektronike dhe kolazhi në veprat e Berios

Fushë tjetër që e karakterizon opusin e madh të këtij kompozitori, është muzika elektroakustika. Në vitin 1955, Luciano Berio bashkë me Bruno Madernën e krijojnë studion e parë të fonologjisë, siq e quajnë ata, në R.A.I. të Milanos. Nga ajo kohë datojnë veprat e para elektrokaustike (“Omaggio a Joyce”), që e rradhitin atë si një pionerë të këtij zhanëri në Europë. Ai këtë prokupim me muzikës elektronike do ta vazhdojë më vonë  në Qendrën, pamëdyshje, më të madhe hulumtuese muzikore në botë, – në IRCAM,  kur nga Boulezi, fondator i saj, merr ftesë  që të punojë si udhëheqës i Departamentit të muzikës elektroakustike. Aty do të qëndrojë për pesë vite me rradhë.

Berio në kohën kur punon si professor i kompozimit në Juilliard School of Music në Njujork preokupohet edhe me teatër dhe me literaturë. Passagio (1062), Laborintus (1965) dhe Recital (1972) ai hulumton mundësitë e teatrit muzikor.

Si krijues që vazhdimisht kërkon diçka të re që hulumton hapësira të reja, ai aplikon kolazhin në muzikë, duke mos hezituar që në veprat e tia të integron citime të llojeve të ndryshme të muzikës të një proviniencë krejtësisht tjetër dhe gjithmon të papritur nga publiku (përdorimi i citateve nga muzika e popujve aziatik, ballkanik) etj.  

Një pjesë të mirë të krijimtarisë i kushton eksplorimit të muzikës instrumentale. Me Sekuencat (“Sequenze”) e tij të njohura (ciklël prej 15 veprave ) dhe të famshme, të cilat i krijon në një periudhë të gjërë kohore (1958-1995), ai bëhet një hulumtues i mrekullueshëm i mundësive ekstreme të instrumentit dhe të zerit, duke e braktisur fuqishëm praktikën e vjetër të interpretimit. Në këto vepra ai bashkëpunon ngusht me instrumentistë, duke shkruar “për ta” e jo “kundër tyre”, që e bën të veçantë dhe të pëlqyeshëm në literaturën e vështirë instrumentale të muzikës moderne.

Luciano Berio vdiq në Romë në kulm të famës së vetë i karakterizuar si një krijues që sintetizoi në mënyrë maestrale të kaluarën dhe të sotmen dhe kështu të paraqet një “histori të tërë të sintetizuar të muzikës perendimore”

29 gusht 2003

WordPress Image Lightbox